“Pas një periudhe të vështirë shëndetësore”, Haradinaj dhe Pacolli e vizitojnë Myftiun Tërnava

PUBLIKUAR

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se e ka vizituar sot kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, pasi ky i fundit ka pasur probleme shëndetësore.

Ai tha se është i lumtur që e ka parë Tërnavën në gjendje të mirë shëndetësore.

“Sot pata nderin dhe kënaqësinë që me mikun tim Behgjet Pacolli, në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës të takoj myftiun Naim Tërnava, pas një periudhe të vështirë shëndetësore”.

“I lumtur që e kam parë në gjendje të mirë dhe shpresoj që shëndeti i tij të vazhdojë të përmirësohet. Faleminderit Myftiut dhe bashkëpunëtorëve të tij për mikpritjen e ngrohtë”, ka shkruar Haradinaj.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Raportimet për arrestime të kryetarëve të komunave e zyrtarëve publikë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit del me reagim

Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime...

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...