Pas një mosmarrëveshje ne rrjetet sociale, një i mitur tenton ti godas me thikë tre persona

PUBLIKUAR

Policia e Kosovë  ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin mashkull (i mitur), pasi i njejti për shkak të një mosmarrëveshje në rrjetet sociale është përfshirë në një rrahje me tre të dyshuar të tjerë.

 

I dyshuari i mitur ka tentuar që t’i godas me një mjet të mprehtë-thikë të dyshuarit tjerë, por nuk ka arritur.

 

Me vendim të prokurorit, i dyshuari i mitur pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24-orë, ndërsa tre të dyshuarit tjerë janë shoqëruar në stacionin policor dhe të njëjtit  në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. LipjaniNews

 

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 09.05.2025-13:32.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar -i mitur, pasi që i njëjti dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme në rrjetet sociale, është përfshirë në një rrahje me tre të dyshuar tjerë. I dyshuari i mitur ka tentuar që t’i godas me një mjet të mprehtë-thikë të dyshuarit tjerë, por nuk ka arritur.  Njësitet policore tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën dhe një sprej. Me vendim të prokurorit, i dyshuari i mitur pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24-orë, ndërsa tre të dyshuarit tjerë janë shoqëruar në stacionin policor dhe të njëjtit  në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar” .

SHIKO MË SHUMË

Pas certifikimit të rezultateve, partive u bëhet thirrje të mos humbin kohë për formimin e institucioneve

Është ky vendimi që u mor këtë të mërkurë. E me certifikimin e rezultatit zgjedhor,...

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...