Pas Lipjanit, shkëputet edhe dega e Nismës së Ferizajit

PUBLIKUAR

foto (27)

Pas degës së Lipjanit, partisë Nisma për Kosovën, sot i është shkëputur edhe dega e Ferizajt. Arsye për këtë ndarje të thuhet të jetë mungesa e demokracisë së brendshme, ku pretendohet se vendimet merreshin nga një rreth i ngushtë i njerëzve, dy apo tre veta.

Kryesia e degës Nisma për Kosovën në Ferizaj, ka bërë të ditur sot, se është shkëputur nga Nisma për Kosovën, dhe do të vazhdojë aktivitetin e saj politik, ashtu siç ishte themeluar në fillim, si Iniciativa qytetare për Ferizaj.
“Në takimin e rregullt të Kryesisë të degës së Ferizajt të datës 11 Janar 2015 pas shumë diskutimeve dhe sqarimeve, analizave, shkaqeve arritëm në pajtueshmëri të plotë nga Kryesia e Degës së Nisma për Kosëvën –Ferizaj ku edhe merr vendim:Njoftojmë që Nisma për Kosovën –Dega Ferizaj shkëput plotësisht aktivitetin e përbashkët me NISMA për Kosovën me qendër në Prishtinë që nga data 11 Janar 2015. Vendimi i Kryesisë që kishte themeluar këtë iniciativë Nisma për Kosovën –Dega në Ferizaj u morr në mënyrë unanime pa asnjë kundërshtim që kjo Degë tash e tutje të veproj vetëm si Iniciativ qytetare për Ferizaj si e pavarur”.

Në arsyetimin e shkëputjes thuhet se, ata edhe pse i bënë të mundur kësaj partie që të kalojë pragun për të hyrë në Kuvend, vendimet merreshin në rrethe të ngushta njerëzish, nga dy apo tre njerëz, kishte egoizëm dhe përqmim të kontributeve të përkrahësve.

“Nisma për Kosovën –Dega në Ferizaj si iniciativë u themelua pas gjysmes së Marsit të vitit 2014 me një përkushtim dhe vullnet të jashtëzakonshëm duke i konsoliduar të gjitha organet e përkoshme si në Degë ashtu edhe në një pjesë të mirë të Nëndegëve të Komunës së Ferizajt si pjesë përbërëse e qëndrës NISMA për Kosovën. Duke marrë pjesë në Zgjedhjet Qëndrore që mundësuam bashkarisht në kalimin e pragut zgjedhor duke garantuar 6 ulëse për NISMA për Kosovën në Parlamentln e Republikës së Kosovës, me këtë rastë të gjithë votuesëve dhe përkrahësve u jemi mirënjohes gjithmonë”.

“Objektivi kryesor ishte dhe do të mbetet angazhimi Ynë politikë si alternativë qytetare duke u përpjekur që të triumfojn vlerat demokratike e progresive për vendin dhe qytetarët tonë të pervuajtur, për të arritur ditë më të mira dhe prespektivë më e mirë, si dhe për të pasur dashuri dhe përkushtim ndaj Atëdheut tonë të shejtë”.
“Këtë e kanë arritur popujt tjerë të zhvilluar falë udhëheqjes së mirë politke duke i dalur zot vendit në zhvillimin e gjithëmbarshëm që ndikon në jetën e çdo qytetari e jo në interesa të ngushta , jo në ambicje deri në egoizëm, jo në vendimarrje që përfundon në dy- tre njerëz, jo në perçmimin e vlerave dhe kontributeve të pakursyera të anëtarëve dhe përkrahësve tuaj, jo në humbjen besimet dhe motivimit për të ecur përpara , jo në padrejtësinë dhe trajtimin e pabarabart !. Ne u themi JO çdo kujt që të keqen e zavendëson me të keqe dhe kështu nga këto premisa nuk lejojm të vazhdojmë në rrugë pa krye !. Këtu përfundon rrugëtimi Ynë me NISMA për Kosovën”.

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...