Pas lëndimit në pjesën intime, Blasta lajmërohet nga spitali

PUBLIKUAR

Pak para spektaklit të natës së sotme (24 shkurt), reperi nga Ferizaj, Blasta, ka pësuar një incident në Big Brother VIP Kosova.

Ai u lëndua pa dashje nga Artani në organin gjenital, derisa të dy ishin bashkë për të hekurosur një bluzë.

Artistit shqiptar pas kësaj i duhej të shkonte për të marrë trajtim në spital, pasi gjendjen nuk e kishte edhe aq të mirë.

Foto: Screenshot/YouTube

Gjatë natës, moderatori Alaudin Hamiti pati një lidhje direkt me të nga spitali, për të pyetur më shumë se si ndihet tani.

“E kam gjendjen jo shumë stabile shkaku i lëndimit që pata dhe e kam marrë trajtimin e duhur këtu dhe do të monitorohem gjatë natës”, u shpreh ai.

 

Blasta ndërkaq tha se sonte (e martë) duhet të qëndrojë në spital dhe të monitorohet nga mjekët.

“Mjekët e kanë konstatuar se do të qëndrojë gjatë natës dhe do të monitorohem nga ta. Prej momentit kur ka ndodhur, tani jam me stabil, por me luhatje”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...