Pas largimit nga PSG-ja, Di Maria drejt transferimit te gjiganti italian

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germaini njoftoi sonte zyrtarisht se Angel Di Maria do të largohet pas përfundimit të sezonit.

Argjentinasi do të largohet si lojtar i lirë, pasi edhe kontrata e tij skadon më 30 qershor, transmeton Gazeta Express.

Gazetari italian dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka zbuluar se ai tani është në bisedime të avancuara për t’iu bashkuar Juventusit.

Sipas tij, 34-vjeçari dëshiron të nënshkruajë vetëm për një sezon, por me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër sezon.

Transferimi i mundshëm në “Allianz Stadium” për Angel Di Marian do të jetë një aventurë e re, pasi ai më herët nuk ka luajtur në Serie A.

Para transferimit te PSG-ja në vitin 2015, Di Maria ishte pjesë e Manchester Unitedit, Real Madridit e Benficas. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...