Pas Kimit, edhe aktorja me famë botërore promovon këngën e re të Anxhelinës

PUBLIKUAR

Anxhelina Hadërgjonaj po merr përkrahje edhe nga emra të njohur për projektin e saj debutues në tregun ndërkombëtar.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, para pak ditësh publikoi projektin e parë për tregun e huaj  me titull “Precious”, shkruan lajmi.net.

Kënga në fjalë është e zhanrit baladë, ndërsa për të ka bashkëpunuar me profesionistë të njohur të kësaj fushe.

Kënga “Precious” po pritet shumë mirë nga publiku, ndërsa nuk mungoi edhe mbështetja e shumë yjeve botërore.

Ylli televiziv, Kim Kardashian, së fundi ka shpërndarë këngën e saj, duke promovuar artisten shqiptare para miliona ndjekësve të saj.

Të njëjtën gjë e bëri aktorja me famë botërore, Shay Mitchel, e cila vetëm në Instagram numëron afro 30 milionë ndjekës.

“Anxhelina, ti je përtej”, ka shkruar ajo në postimin për këngëtaren. /Lajmi.net/ 

SHIKO MË SHUMË

Valdrina befason me deklaratën për Valdetin në BBVK

Bashkëshortja e banorit të “Big Brother VIP Kosova 5”, Valdetit, Valdrina, ka reaguar përmes...

Selin jep lajmin: Gimbos i’a kanë vjedhur makinen .. (Foto)

Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë...