Pas kapjes së Mujecit me drogë, reagon ministri Balla: Duhet të shkohet tek “bosat” e tyre

PUBLIKUAR

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, e ka përgëzuar Policinë e Shtetit për sekuestrimin e drogës dhe arrestimin e pesë personave në këtë operacion, dy prej tyre nga Kosova përfshirë edhe Besnik Mujecin, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se operacioni i sotëm vë në pah nevojën e luftimit të rasteve të kontrabandimit të drogës.

“Suksesi i operacionit të radhës të Policisë së Shtetit në goditjen e një rrjeti trafikantësh nga Kosova në Shqipëri dhe sekuestrimi i një sasie shumë të madhe dozash/tabletash të një lloj droge nxjerr në pah dhe nevojën e një lufte edhe më të ashpër ndaj këtij fenomeni”.

“Kjo është një betejë dhe një sfidë për policinë e çdo vendi dhe disa mund të thonë se është e vështirë, se edhe vendet e tjera e kanë këtë problem. Unë nuk mendoj kështu. Në javët e fundit janë goditur disa rrjete shpërndarësish lëndësh narkotike edhe pse duhen ndjekur fijet dhe duhet të shkohet tek “bosat” e tyre sa më shpejt”, ka thënë Balla./Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Fluks i madh në pikat kufitare, pritjet po zgjasin mbi dy orë e gjysmë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për qarkullimin në pikat kufitare,...

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...