Pas Juventusit, edhe gjiganti anglez shpreh interesim për Neymarin

PUBLIKUAR

Pas Juventusit, edhe Chelsea raportohet se ka shprehur interesim për Neymarin.

Nga mediat franceze sot u raportua se sulmuesi është duke menduar për t’u larguar nga Paris Saint-Germaini, transmeton Gazeta Express.

Derisa Neymar është i hapur për largim, për të nuk mungon as interesimi nga klubet e mëdha evropiane.

Sipas gazetarit nga “Fichajes”, Ekrem Konur, Chelsea dhe Juventusi janë duke monitoruar situatën e ish-futbollistit të Barcelonës.

Më herët është raportuar se Juventusi ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e 30-vjeçarit, por kostoja e transferimit mund të pengojë transferimin e tij në Torino.

Ndryshe, Neymar me PSG-në ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Ish-sulmuesi i Santosit në “Parc des Princes” u transferua në vitin 2017 nga Barcelona për shumën rekorde prej 222 milionë eurosh. /Gazeta Express/

LAJME TË TJERA

Raporton në polici dhunën e bashkëshortit, i dyshuari në arrati

Një grua në Gjakovë ka informuar policinë se të mërkurën është sulmuar fizikisht nga...

Dy të arrestuar në Prizren, dyshohet se katër vite më parë kanë bërë shpërlarje të parave

Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërlarje...

Luana Vjollca mahnit me paraqitjen nga Java e Modës në Milano

Bukuroshja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka qenë e pranishme edhe këtë vit në...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Sot do të kemi mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës...

SHIKO MË SHUMË

Bashkimi mposht Yllin në Therandë

Bashkimi regjistroi fitoren e parë në këtë edicion të Prince Caffe Superligës. Prizrenasit në Therandë...

Julian Draxler zyrtarizohet te Al-Ahli

Al-Alhi ka kompletuar transferimin e Julian Draxler nga Paris Saint-Germaini. Klubi nga Katari zyrtarizoi sot...

Interi deklason Milanin në derbin e qytetit

Interi ka treguar formë shumë më të lartë se AC Milan në Derbin Della...