Pas fitores ndaj Whyte, Fury jep lajmin e hidhur për tifozët e boksit

PUBLIKUAR

Tyson Fury ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit në peshat e rënda. Fury arriti të fitonte me nokaut ndaj sfiduesit, Dillian Whyte, shkruan Gazeta Express.

Ai e administroi vazhdimisht meçin, kurse në raundin e gjashtë arriti ta nokautonte. Whyte u ngrit në këmbë, por ishte e pamundur të vazhdonte më tutje.

Pas meçit, Tyson Fury deklaroi se mund të pensionohet pas kësaj ndeshje, por nuk dha vendim final.

“I premtova gruas sime të bukur Parisit, pas Wilder III, se kjo do të ishte. Por m’u ofrua të luftoja në Wembley, në shtëpi, dhe besoj se ua kam borxh fansave të mi këtë. Tani që u bë, mendoj se kjo mund të jetë perdja e fundit për Mbretin Gypsy. Dhe çfarë mënyrë për të dalë”, tha ai.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...