Pas festave rikthehet gazi në Kuvend

PUBLIKUAR

Pushimi dimëror i Kuvendit të Kosovës nuk pritet të shfrytëzohet pozitivisht nga taborët politikë, pozitë e opozitë, për dalje nga kriza parlamentare.

Edhe sesioni pranveror mund të nisë me gaz lotsjellës, dhe përplasje ndërmjet opozitës që po këmbëngulë në tërheqjen e nënshkrimeve nga dy marrëveshjet e fundit, dhe mazhorancës që po e majorizon opozitën.

Tri partitë opozitare “Vetëvendosja”, AAK-ja dhe “Nisma për Kosovën”, liderët e të cilave një herë refuzuan thirrjen e kryeministrit Isa Mustafa për dialog, janë skeptike se ky pushim i Kuvendit do të shfrytëzohet për dialog mes palëve për të gjetur një zgjidhje. Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka thënë për gazetën “Zëri” se nuk besojnë në një dialog mes pozitës dhe opozitës gjatë kësaj kohe.

Sipas tij, është në përgjegjësi të pozitës për t’i ftuar në dialog opozitën, por nuk kanë shpresa se një gjë e tillë do të ndodhë gjatë kësaj kohe.

“Nuk pres që të ketë dialog gjatë këtij pushimi të Kuvendit të Kosovës. Sepse ne nuk kemi mundur të merremi vesh në kohen kur liderët janë takuar në kohë pune, e lëre tash në kohë pushimi. Ne kemi pak shpresa që pozita do të merret me këtë punë, sepse ata duhet të iniciojnë dialogun”, ka thënë Nitaj.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...