“Pas dy vrapimeve e vërej ndikimin e tij” – De Bruyne thotë se ende po e merr veten nga Covid-19

PUBLIKUAR

Mesfushori i Manchester City, Kevin De Bruyne, ka zbuluar se ende mund ta ndiejë ndikimin e Covid-19 gjatë stërvitjeve me klubin.

De Bruyne i shënoi dy gola në fitoren e thellë të Cityt 7:0 kundër Leeds United të martën mbrëma, në ndeshjen e tij të parë në Premierligë që prej se ishte prekur nga virusi, raporton Gazeta Express.

Përfaqësuesi i Belgjikës mungoi në hiç më pak se katër ndeshje si pasojë e koronavirusit.

De Bruyne thotë se trupi i tij ende e ndien ndikimin e virusit edhe gjatë stërvitjeve.

“Ende ndiej nganjëherë se trupi im po adaptohet, sepse nganjëherë i bëj dy apo tri vrapime dhe mund ta ndiej atë, që e kam pasur Covidin”, tha De Bruyne.

“Jam i lumtur që i kam luajtur dy ndeshje nga 90 minuta të plotë këtë javë, kjo është gjë e mirë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...