Pas Daniel Craigut, rolin e James Bondit do ta luajë një femër

PUBLIKUAR

Raportimet thonë se Daniel Craig së shpejti nuk do ta luajë rolin e James Bondit.

Kjo ka bërë që të shkaktohen spekulime se rolin e agjentit sekret 007 do ta luajë aktori Idris Elba, i cili do të ishte i pari artist me ngjyrë që mëshiron këtë rol.

Megjithatë, disa madje thanë se një version modern i karakterit duhet të luhet nga femrat.

Sipas të burimeve të afërta të mediave amerikane me prodhuesit e filmit thuhet se pas Craigut këtë rol do ta luan aktorja britanike Lashana Lynch.

Burimi shton se termi “Bond Girl” ishte një frazë e tërhequr për të përshkruar karakteret femra në ekskluzivitet, i zëvendësuar nga “Bond Women”.

Lashana nuk është e huaj për filma pasi që më parë këtë vit luajti së bashku me Alison Brie në filmin “Kapiten Marvel” si Maria Rambeau. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...