Pas bllokimit të rrugëve në veri, mbyllen pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak

PUBLIKUAR

Pas bllokimit të rrugëve në veri të vendit, si pasojë e arrestimit të një ish-polici serb si i dyshuar për veprën penale “sulm terrorist” ndaj KKZ-së në veri, janë mbyllur edhe dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, Jarinja e Bërnjaku.

“Bazuar në vlerësimet policore, po ashtu si masë paraprake e sigurisë, përderisa ka disa bllokime edhe në rrugën në drejtim të pikës kufitare Bërnjak, Policia e Kosovës tani ka mbyllur përkohësisht për qarkullim edhe këtë pikë kufitare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më herët, policia njoftoi se edhe pika kufitare në Jarinje është mbyllur si pasojë e bllokimit të rrugëve nga serbët lokalë.

Meqë tani dy pikëkalimet kufitare në veri të vendit janë mbyllur për qarkullim, polica ka ftuar qytetarët që t’i shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...