Pas Benzemas, Al-Ittihad kërkon edhe dy futbollistë tjerë të njohur

PUBLIKUAR

Klubet nga Arabia Saudite duket se nuk do të ndalen me transferimin yjeve të futbollit.

Karim Benzema, i cili u largua nga Real Madridi, është i radhës që karrierën do ta vazhdojë atje, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi francez ka arritur marrëveshje me Al-Ittihad dhe zyrtarizimi pritet të bëhet së shpejti.

Por, ky klub po synon të nënshkruajë edhe me Sergio Ramosin e N’Golo Kanten – sipas “Cadena SER”.

Ramos ka konfirmuar largimin nga Paris Saint-Germaini dhe te kampionët e Arabisë Saudite mund të kalojë si lojtar i lirë.

Situata e njëjtë është edhe me Kanten. Francezi nuk e ka konfirmuar ende të ardhmen, por edhe ai besohet se do të largohet si lojtar i lirë.

Kantes i skadon kontrata në fund të këtij muaji, teksa nuk ka rinovuar ende me Chelsean. Sipas raportimeve, ai nuk pritet ta bëjë një gjë të tillë dhe do të largohet. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...