Pas Alderweireld, kundërshtari i Dritës në Conference League transferon një lojtar për 4.5 milionë euro

PUBLIKUAR

Ekipi i njohur belg, Royal Antwerp po vazhdon të përforcohet para ndeshjes së raundit të dytë të Conference Leagues.

Belgët pasi siguruan shërbimet e ish-yllit të Tottenhamit, Toby Alderweireld tani kanë arritur marrëveshje me një tjetër futbollist.

Bëhet fjalë për argjentinasin Gaston Avila, i cili vjen nga Boca Juniors, shkruan Gazeta Express.

Antwerp do t’i paguajë 3 milionë euro Boca Juniorsit dhe 1.5 milion tjera Rosarios për shërbimet e tij.

Të enjten, Antwerpi përballet me Dritën në Belgjikë, kurse një javë më vonë zhvillohet ndeshja e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...