Pas 98 ditësh, Reali do ta ngritë në qiell titullin e Spanjës (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Kanë kaluar 98 ditë kur Real Madridi u shpall kampion i Spanjës në “La Rosaleda”, me 21 maj.

Që kur Real Madridi fitoi titullin në Spanjë, 21 maj, kanë ndodhur shumë gjëra.

“Los Blancos” kanë triumfuar në Superkupën e Evropës, Superkupën e Spanjës, por trofeun e kampionit të Spanjës ende nuk e kanë ngritur në qiell.

Trofeun që fituan vitin e kaluar, do ta ngritin në qiell këtë vikend në ndeshjen me Valencian, ku Presidenti i Federatës do t’ia dhurojë dy kapitenëve, Ramosit e Marcelos.

Trofeun që fituan vitin e kaluar, nuk do të jenë në gjendje ta shijojnë, James, Morata, Pepe ose edhe Coentrao, që u larguan gjatë verës.

Theo, Ceballos, Llorente, Vallejo si dhe Achraf, mund të jenë në fotografinë e kampionit, por që nuk ishin pjesë e ekipit të Los Blancos sezonin e kaluar.

Edhe lojtarët kishin mbetur të habitur në fund të sezonit që nuk e kishin trofeun për të festuar (Cristiano, Modric, Bale), teksa një veprim i tillë nga Federata Spanjolle është kritikuar shumë në Spanjë dhe nga sezoni i ardhshëm pritet të ndryshojë gjithçka ku kampioni do të festojë me trofeun menjëherë pas shpalljes kampion. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...