Pas 6 vitesh, ndërpritet dërgimi i materialeve të Kuvendit Komunal të Lipjanit për organizatën monitoruese

PUBLIKUAR

Organizata Joqeveritare Youth Association for Human Rights del me këtë komunikatë për media:

 Organizata Joqeveritare YAHR nëpër mes kësaj komunikate për media Informon opinionin publik, shpreh shqetësimin dhe reagon ndaj ndërprerjes së dërgimit të materialeve të Kuvendit Komunal të Lipjanit për organizatën e vetme monitoruese.

Pas dërgimit të rregullt gjashtë vjeçare të materialeve për seancat e kuvendit Komunal të Lipjanit për organizatën monitoruese YAHR, legjislativi i Komunës së Lipjanit e ndërpretë dërgimin e materialeve pa asnjë paralajmërim apo shqarim dhe me këtë veprim lindin pyetjet dhe dyshimet se pse Komuna e Lipjanit i frikësohet me dërgimin e materialeve të kuvendit para miratimit të tij  për organizatat monitoruese.
Ky veprim nga organizata YAHR vlerësohet si veprim jo i drejtë dhe që është në kundërshtim me parimet e kryetarit të Komunës së Lipjanit Z. Imri Ahmeti për “Transparencë dhe llogaridhënie” të dhëna ndaj qytetarëve në zgjedhjet lokale për kryetar komunash në vitin 2013.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...