Pas 120 minutave lojë, Bilbao e eliminon Barcelonën nga Copa del Rey

PUBLIKUAR

Barcelona është eliminuar nga Kupa e Mbretit.

Të besuarit e Xavi Hernandez përsëritën gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit, duke ndjekur rezultatin gjithmonë dhe duke dërguar sfidën në vazhdime.

Por, edhe kjo ndeshje si ajo ditë më parë, përfundoi 3-2, në të mirë të Bilbaos.

Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 2-2, pas 90 minutave të zjarrta ku Bilbao dy herë shënoi me Muniain në minutën e dytë dhe Martinez në të 96’, por Barça barazoi dy herë me Torres në pjesën e parë dhe me Pedrin në kohën shtesë, 93’.

Në vazhdime, më të mirë u treguan vendasit, që fituan një penallti në minutën e 105’.

Nga pika e bardh nuk gaboi Munian që shënoi golin e fitores dhe të dytin personal në këtë takim, për ta kualifikuar Bilbaon në çerekfinale dhe për ta eliminuar Barcelonën në krizë të Xavi Hernandez. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...