Partizani bën mrekullinë në Hungari, kalon në fazën e ardhshme të Champions

PUBLIKUAR

Alban Hoxha bën mrekullinë në “Grupama Arena” të Budapestit duke çuar skuadrën e tij, Partizanin, në raundin tjetër të Champions Leagues, duke eliminuar vendasit e Ferencvaroshit. Kanë qenë gjuajtjet e 11-metërshave që kanë vendosur gjithçka pas 90 minutëshi dhe shtesa mbaroi me rezultatin e barabartë 1-1 ashtu si në “Elbasan Arena”.

Që në minutën e 14-të Gera, me një penallti, kalon Ferencvaroshin në avantazh, ndërkohë që të “kuqtë” e drejtuar nga italiani Sormani bëjnë një paraqitje dinjitoze duke mos e ulur ritmin për asnjë moment.

Në mbyllje të pjesë së parë, presioni i Partizanit shtyn drejt autogolit mbrojtësin e Hysing. Pjesa e dytë ka qenë e barabartë me të dyja skuadrat që janë treguar të kujdesshme deri sa çuan lojën në shtesa e më pas tek penalltitë.

Kapiteni Hoxha e fillon mrekullinë me goditjen e parë. Më pas i jep sigurinë skuadrës me pritjen e 3 të 11-metërshit, gjë që zhvlerësoi edhe gabimin e Vilës që ishte i vetmi, i cili humbi për të kuqtë. Më pas Trashi dhe Ekuban realizojnë penalltitë e tyre. E në fund Hoxha me pritjen e 11-metërshit të Ramirez kualifikon Partizanin për në raundin tjetër të Champions League, ku i pret kampionia e Austrisë, Red Bull Salzburg, ndeshjet do të zhvillohen më 27 korrik dhe takimi i kthimit më 2 gusht.

/ Top Channel

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...