Partitë marrin 4.2 milionë euro nga Kuvendi

PUBLIKUAR

Partitë politike vazhdojnë të mbesin me nivelin e dobët të zhvillimit të demokracisë së brendshme, pavarësisht shumave të mëdha të mjeteve financiare që marrin nga shteti.

Vetëm nga buxheti i Kosovës, subjektet politike që janë të përfaqësuara në Kuvend marrin mijëra euro, madje edhe miliona, për zhvillimin e demokracisë, por këto mjete, ato i përdorin më shumë për paga, mallra dhe shërbime, pagesa të qirave të objekteve e tjera, se sa për demokratizim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 25 janar ka marrë vendim që të ndajë 4 milionë e 200 mijë euro nga Fondi për mbështetjen e Subjekteve Politike për vitin 2016. Në bazë të këtij vendimi, do të përfitojnë 15 subjekte politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Sipas vendimit të KQZ-së, meqë është partia që ka më së shumti ulëse në Kuvend, PDK-ja do t’i marrë 1 milion e 295 mijë euro, Lidhja Demokratike e Kosovës 1 milion e 50 mijë euro, Lëvizja “Vetëvendosje” 560 mijë euro, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 385 mijë euro, Lista Serbe 315 mijë euro, “Nisma për Kosovën” 210 mijë euro, Partia Turke (KDTP) dhe koalicioni VAKAT nga 70 mijë euro, Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës PDAK 35 mijë euro, Progresivna Demokratska Stranka 35 mijë euro, Nova Demokratska Stranka 35 mijë euro, Partia Liberale Egjiptiane 35 mijë euro, partia e Ashkalinjve për Integrim 35 mijë euro, Koalicia za Gora 35 mijë euro dhe Kosovski Nevi Romani Partia me 35 mijë euro. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...