Partia gjermane propozon ndalimin e xhamive (Video)

PUBLIKUAR

Pjesëtarë të partisë së djathtë “Alternativa për Gjermaninë” (AfD) në Bavarinë e Poshtme kanë dalë me propozimin të ndalohet krejtësisht ndërtimi dhe funksionimi i xhamive në këtë land.

“Islami nuk i përket Gjermanisë”, thuhet në draftin e siguruar nga shtypi vendas. Më shumë se 30 gazeta, që i përkasin grupit mediatik “RedaktionsNetzwerk Deutschland” (RND), raportonin sot se drafti me titull “Guxim për të marrë përgjegjësi” i përshkruan xhamitë jo thjesht si një vend i zakonshëm lutjeje, por si mënyrë për të shpërndarë mësime islamike të orientuara drejt goditjes së rendit ligjor.

“Kurani lejon gënjeshtrat dhe mashtrimin”, thuhet në propozimin kontrovers, që shton se deri më tani Islami ka arritur ta deklarojë rrugën e tij drejt dominimit botëror në 57 nga 190 vende të globit, transmeton TCH.

Sipas “AfD”-së, kur autorët e Kushtetutës gjermane nënvizuan lirinë e besimit në nenin 4 të saj, nuk e kishin marrë me mend se feja mund të nxiste krime e të luftonte për “dominim botëror”.

Edhe brenda kësaj partie, megjithatë, jo të gjithë janë pajtuar me pretendimet në fjalë dhe, ndonëse e pranoi se ishte në dijeni të nismës, udhëheqësi i degës bavareze të “AfD”-së, Petr Bystron u distancua nga raportet e “RND”-së, e tha se propozimi vjen nga një grup pjesëtarësh të pakënaqur me udhëheqësinë e partisë.

SHIKO MË SHUMË

Hysni Gucati nuk e lejon deputeten Duda Balje të dalë nga oborri i Kuvendit, ajo kthehet mbrapsht

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, nuk e ka lejuar deputeten Duda Balje që të...

Peci: Nëse shkojmë në zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat

Kryetari i GUXO, Faton Peci i ka bërë thirrje partive politike për arritjen e...

Kurti: Të bëhen 72 orë nga leximi i parë, zotohem publikisht që të enjten e votojmë në lexim të dytë

“Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë edhe më pastaj, sipas...