Parlamentarët nga Kosova pjesë e Konferencës Parlamentare Globale

PUBLIKUAR

Deputetët nga  Kosova po marrin pjesë në Konferencën Globale Parlamentare në Washington, në kuadër të takimeve të Pranverës, të organizuar nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Kosova, në këtë konference, ku po marrin pjesë parlamentarë nga 90 vende të botës, po përfaqësohet nga deputetët Xhevahire Izmaku, Doruntinë Maloku Salih Morina, Safete Hadërgjonaj, Arben Gashi, Fisnik Ismajli dhe koordinatori Vilson Ukaj, transmeton Telegrafi.

Delegacionit të Kosovës në takimet e Pranverës do t’i bashkangjitet edhe Ministri i financave Avdullah Hoti dhe guvernatori i bankës Qendrore Bedri Hamza si dhe përfaqësues të tjerë të Qeverisë së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...