Parlamentarët evropianë i japin përkrahje të plotë MSA-së mes Kosovës dhe BE-së

PUBLIKUAR

Deputetët e Parlamentit Evropian, në seancën e sotme, i kanë dhënë pëlqim pothuaj absolut Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Në debatin, i cili përfundoi para pak çastesh në Parlamentin e Evropës në Strasburg, shumica absolute e parlametarëve evropianë i kanë dhënë mbështetje marrëveshjes së Stabillizimi Asoccimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, transmeton Telegrafi.

Për dhënien e pëlqimit këtij dokumenti më të zëshmit ishin parlamentarët kroatë.

Parlamenti Evropian, nesër në një seancë plenare, do të votojë për dhënien e pëlqimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...