Parku i qytetit të Lipjanit nga sot mban emrin e Heroit të Kosovës “Ismet Asllani”

PUBLIKUAR

Me propozimin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, sot është marrë vendim për emërimin e parkut të qytetit të Lipjanit me emrin e Heroit të Kosovës “ Ismet Asllani”.
Kuvendi i Komunës së Lipjanit gjatë ditës së sotme ka aprovuar propozimin e Kryetarit Imri Ahmeti për emërtimin e parkut të qytetit të Lipjanit me emrin e Heroit të Kosovës “ Ismet Asllani”.
I pari i Lipjanit Imri Ahmeti para asamblistëve ka theksuar se ndjehem krenar që pata rastin të marrim një vendim të tillë me të cilin vendim u nderua Heroi ynë, familja Asllani, atdheu ynë dhe e ardhmja jonë, njoftoi Komuna.
Vepra e Ismet Asllanit dhe e të gjithë tjerëve që dhanë jetën për lirinë, të cilën e gëzojmë sot, na thërret që vendin tonë ta çojmë përpara me punë dhe të unifikuar rreth përjetësimit të idaleve të dëshmorëve dhe heronjëve tone, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti, duke thënë se në vijim të angazhimit tonë do gjejmë mundësinë të vendosim edhe Lapidarin e Heroit Ismet Asllani.

SHIKO MË SHUMË

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...