Parisi zgjohet në të shtëna, shikojeni LIVE se çfarë po ndodh

PUBLIKUAR

Mëngjesin e së mërkurës policia speciale franceze ka ndërmarrë një tjetër operacion për kapjen e njërit prej personave që dyshohet se ka marrë pjesë në organizmin e sulmeve të para pesë ditëve

Mirëpo, mediat franceze kanë raportuar se gjatë këtij operacioni ka pasur edhe shkëmbime zjarri, ndërsa “Reuters” shkruan edhe për policë të plagosur.
Të shtënat janë dëgjuar në veri të Parisit, në Saint-Denis, aty ku po zhvillohet operacioni. Mediat franceze nuk thonë se pas kujt është vënë policia, pasi i gjithë operacioni ka qenë sekret, por aludohet në atë që njihet si atentatori i tetë.
Kjo edhe për faktin se gjatë ditës së martë, ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve ka deklaruar se përveç xhandarëve, policisë dhe ushtarakëve, 115 mijë njësi shtesë kanë zbarkuar në terren në kërkim të këtij personi.
Mirëpo, zbulimet e fundit nga regjistrimet e kamerave tregojnë se mund të jetë edhe një atentator i nëntë./ gazetaExpress.com

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...