Parashqevi Simaku flet për kohën si e pastrehë: Zgjodha vetë të rrija jashtë

PUBLIKUAR

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Parashqevi Simaku, ka ndarë një rrëfim prekës për jetën e saj në Amerikë.

Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, që transmetohet sonte në mbrëmje, ajo ka folur për periudhën kur jetonte si e pastrehë në rrugët e New Yorkut.

E pyetur për arsyet pse ndodhej në një situatë të tillë, Simaku theksoi se ishte zgjedhja e saj.

Foto: Screenshot/Instagram

“Eja të shkojmë të kënaqemi, se njerëzit nuk duan të dëgjojnë të shkuara të harruara”, u shpreh ajo.

Megjithatë nuk hezitoi të zbulojë një pjesë duke shtuar: “Pse mos të rrija jashtë. Isha jashtë sepse zgjodha të jem. Në atë kohë, qindra amerikanë ishin jashtë si unë”.

“Ne kishim vende ku të shkonim por unë zgjodha të rrija jashtë. Ishte e imja. E quaj një pjesë të mirë të jetës time, absolutisht”, theksoi tutje.

Ajo disa muaj më parë vlen të ceket se bëri rikthimin në muzikë, teksa solli videoklipin e këngës “Dashuria” të vitit 2006, nga albumi “Echoes From Iliria”. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Komenti i Xhakës për Gjestin, që mori vëmendje të madhe (Foto)

Këngëtari i njohur Gjesti, pak ditë më parë paralajmëroi rikthimin e tij me projekte...

‘E kuptoni shumë shpejt’, Benita me paralajmërim për ndjekësit

Ish-banorja dhe gjysmëfinalistja e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, duket...

Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri: Le të jetë ky standardi

Pas aktgjykimit për rastin që tronditi opinionin publik, reaguan edhe figura të njohura, përfshirë...