Parashikimi i një pastori: Në maj tokën do ta godasë një asteroid, në qershor fillon Lufta e Tretë Botërore

PUBLIKUAR

Një pastor i cili pretendon të jetë një Nostradamus i ri, Ricardo Salazar, thotë se Kina dhe Rusia do ta fillojnë luftën kundër SHBA-së tre muaj pasi që Evropa, për shkak të vlugut të refugjatëve, do t’i mbyllë kufijtë e saj. Kjo gjë tanimë ka ndodhur, gjë që d.m.th. se lufta e madhe globale mund të ndodhë gjatë verës.

“Përpos luftës së re, më 16 maj Toka do të goditet nga një asteroid i madh, i cili do të shkaktojë vdekjen e më shumë se 1 miliard njerëzve”, thotë Salazar në një incizim, ku përmend edhe ardhjen e sërishme të Krishtit, transmeton gazeta Kosova Sot.

Salazari në fakt është jurist peruan, me adresë në Japoni, e plani i tij përfshin ndërtimin e faltores më të madhe të krishtere në botë.

Ai thotë se Zoti i ka folur dhe i ka thënë se ai është ‘kanali’ i tij për transmetimin e parashikimeve për të ardhmen. Tani, vendosni ju vetë se a t’u besoni parashikimeve të tij, apo jo.

SHIKO MË SHUMË

U ofroi 20 euro policëve për t’i shpëtuar gjobës, arrestohet shtetasi i Serbisë në Mitrovicën e Jugut

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Mitrovicën...

Ermal Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj një statusi në ‘facebook’ të Dejona...

Përparim Rama i reagon Kurtit: Kosova ka paguar një çmim tepër të lartë për lirinë që institucionet të përdoren për kalkulime politike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në Kuvendin e...