Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme – bien temperaturat, shi e vranësira

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas parashikimeve, vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.”, ka bërë të ditur IHMK.

Të martën, pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës  parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare.”

Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, derisa në viset përreth relievit malor parashihen vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gtradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriperendimit.”, ka informuar instituti.

Ndërsa, të enjten pritet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e mërkurë, vetëm se në vlerat e temperaturave maksimale parashihen rritje të lehta.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27  gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme  e lehtë deri mesatare.”

Ndërkaq, dita e premte parashihet të jetë dita më e nxehtë e kësaj jave.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalete e ditës parashihen të lëvizin ndërmje 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.”

SHIKO MË SHUMË

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti iu ka dërguar ftesë për takim liderëve të tri...

Raportohet se Thaçit i është refuzuar dorëzania prej 50 mijë eurosh, i vazhdohet paraburgimi

Dorëzania prej 50,000 eurosh nuk ka mjaftuar që gjyqtari i vetëm në gjykimin e...

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur...