Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

PUBLIKUAR

Në Kosovë gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të jetë javë kryesisht jostabile sa i përket kushteve meteorologjike, përjashtuar ditën e enjte, ku parashihet mot më i qetë dhe më stabil.

Sa i përket temperaturave, ato mbesin të larta kryesisht dy ditët e para të javës, ku maksimalet do të arrijnë deri 33-35 gradë celsius, ndërsa nga dita e mërkurë do të ketë rënie të temperaturave, sidomos të atyre maksimale, derisa minimalet do të jenë më të larta krahasuar me ditët e fundit. Minimalet gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira, sidomos në gjysmën e parë të javës, për shkak të vapës dhe indeksit UV të lartë, ndërsa kushtet agrometeorologjike do të jenë të kënaqshme.

“Meqë ka filluar fushata e korrje shirjes, këshillohen bujqit (kombajnerët) që sa më shumë të shfrytëzojnë pjesën e parë të ditës, pasi që në pjesën e dytë shumë zona rrezikohen nga reshjet e shiut dhe formave të tjera të reshjeve”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...