Dita e diele do të karakterizohet me mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës vranësirat do të zhvillohen duke krijuar kushte për reshje lokale shiu, kryesisht në zonat malore dhe vise mesatare.
Lexo Edhe:
Reshje me të theksuara parashihen në jug dhe jugperëndim të vendit, ndërsa pjesët tjera parashihen me më pak reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.



