Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

PUBLIKUAR

Mot kryesisht me diell ditën e martë, e të mërkurën kryesisht me vranësira, pa përjashtuar mundësitë për riga lokale shiu.

Sipas Prishtina Weather dita e martë do të jetë kryesisht me diell.  Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 9C deri 26C, e në vise malore nga 6C deri 18C.  Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-8m/s.  Indeksi UV në vlera të larta.  Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme.

Edhe dita e mërkurë pritet të jetë kryesisht me vranësira, e më vonë pasdite dhe në mbrëmje, vende-vende me mundësi për riga lokale shiu.  Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet 8C deri 25C, e në vise malore 5C deri 18C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga lindja e verilindja 5-18m/s.  Indeksi UV në vlera mesatare. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Pritja për 28 Nëntor, Ambasadori Malaj: S’ka vend më kuptimplotë jashtë Shqipërisë sesa Prishtina për ta kremtuar këtë ditë

Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së...

Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndalimin e...

Mustafa: VV-ja po kërkon fajtorë te ZRRE-ja për krizën energjetike që vetë e shkaktoi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për...