Parashikimi i motit për dy ditë, a do të ketë shi sipas IMK-së?

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme, 29 dhe 30 korrik.

Sipas parashikimit, në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 36 gradë Celsius.

“Gjatë këtyre ditëve do të mbajë mot me diell dhe vranësira, gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen edhe kushte për reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-36 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Sipas IMK-së, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 metër për sekond. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të...

Incident në një lokal në Pejë, dy persona fyejnë një grua dhe përleshen me policinë

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi fillimisht kishin fyer një grua në një...