Parashikimi i motit në Kosovë – IMHK apelon për kujdes ndaj kontaktit direkt me rrezet e diellit në orët e mesditës

PUBLIKUAR

Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësoj mot me diell dhe vranësira konvektive.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Indeksi UV do të shënoj vlera të rritura, prandaj IMHK apelon për kujdes ndaj kontaktit direkt me rrezet e diellit në orët e mesditës.

Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...