Parandalohet kontrabanda në Han të Elezit

PUBLIKUAR

Hani i elezit 6 nëntor 2021 – ne pikë kalimin kufitar oficerët doganor kanë parandaluar futjen e mjeteve të punës të ndryshme gjatë tentim kontrabandës.

 

Në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit në orët e pasdites ka arritur një automjet i cili pas pyetjes nga ana e oficerve doganor ka deklaruar që nuk mbart asgjë, derisa e njejta është selektuar për kontroll.

 

Gjatë kontrollës në vendin e gomës rezervë është hasur në mall të padeklaruar i cili ishte fshehur me qëllim të kontrabandimit. Mallrat e gjetura ishim: vida të llojeve dhe madhësive te ndryshme, teha, rrafshuese me bateri. Të gjitha mallrat e gjetura janë konfiskuar si dhe është inicuar procedura kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: [email protected]. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...