Parandalohet futja e telefonave kontrabandë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

PUBLIKUAR

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), njoftoi të enjten se është arritur që të parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Sipas njoftimit, oficerët korrektues gjatë bastisjes së zonave të brendshme të perimetrit rrethues dhe gjatë kontrollimit, tek zona gashtë është  vërejtur një qese e zezë e dyshimtë, e cila ishte në pjesën e epërme të murit të qendrës.

“I menjëhershëm ka qenë reagimi i oficerëve korrektues, me ç‘rast kanë lokalizuar qesen e dyshimtë dhe gjatë hapjes është konstatuar se në brendësi të saj kanë qenë katër telefona Iphone me kamerë pa kartelë, një telefon Samsung me kamerë pa kartelë; një telefon NOKIA pa kartelë; dy koka mbushëse; dhe gjashtë kabllo mbushëse”, thuhet në komunikatën për media

Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...