Provokimet nga shteti i Serbisë do të vazhdojnë derisa kjo e fundit ta njohë Kosovën dhe të heqë dorë nga politika e vet hegjemoniste dhe nacionaliste.
Kështu ka deklaruar presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, në të cilën ka bërë të ditur se vendimi për ndaljen e trenit propagandues nga Serbia ka qenë, siç ka thënë ai, vendim sovran i autoriteteve përgjegjëse kosovare, përderisa autoritetet ndërkombëtare kanë qenë të njoftuara më pas për vendimin e ndalimit të hyrjes së këtij treni


