Paralajmërohet rritja e çmimit të bukës nëse rritet çmimi i rrymës

PUBLIKUAR

Shoqata e Mullisëve të Kosovës ka dërguar komente në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) lidhur me propozimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovë.

Nga kjo shoqatë kanë kërkuar që të mos shtrenjtohet energjia elektrike.

Në të kundërtën sipas tyre do të ketë shtrenjtim të çmimit të miellit dhe bukës, raporton Paparaci.

“Në koston e prodhimit të miellit ndikim të madh ka energjia elektrike. Shoqata e Mullisëve të Kosovës kërkon që të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike për fabrikat që merren me bluarjen e grurit dhe misrit nga se prodhojmë landën e parë themelore që ndikon në standardin e popullatës dhe nëse shtrenjtohen energjia elektrike për këtë degë industriale duhet të jeni të vetëdishëm se do të pasojë shtrenjtimi i lartë i miellit dhe i bukës si pasojë e shtrenjtimit të energjisë elektrike”, thuhet në raportin me komentet e tyre.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...