Paralajmërohet formimi i një Lëvizje që synon Shqipërinë e Bashkuar

PUBLIKUAR

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar do të jetë lëvizja e re e cila në muajin korrik do të organizojë mbajtjen e Këshillit Themelues. Organizatorët arsyetohen se kjo lëvizje është si domosdoshmëri e kohës për skenën politike shqiptare, në shërbim të kërkesës legjitime të shumicës për Shqipëri të Bashkuar.

Kjo lëvizje e re synon bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar.

Në njoftim e tyre thuhet se Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar cakton muajin korrik për zyrtarizimin e Këshillit Themelues.

“Kemi nderin dhe kënaqësinë të ju njoftojmë se pas konsultimeve brenda Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, kemi marrë vendim që në muajin Korrik të organizojmë mbajtjen e Këshillit Themelues të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar. Në këtë Këshill Themelues do të bëhet prezantimi dhe miratimi i Programit Politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, shpalosja e Platformës për Shqipëri të Bashkuar, do të zgjedhet Kryetari dhe Kryesia e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, deri në mbajtjen e Kuvendit Gjithëkombëtar. Gjithashtu, është marr vendim që pas mbajtjes së Këshillit Themelues, të vazhdohet me organizimet e Këshillave në ni vel të Degëve në tërë territorin e Shqipërisë së Bashkuar. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar fton të gjithë shqiptarët pa dallim feje, ideje, krahine, pikëpamje politike dhe shtrese shoqërore, të cilët i bashkon aspirata kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar të anëtarësohen në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar”, përfundon njoftimi i nënshkruar nga Tahir Veliu, ideator i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj e lidh shkarkimin e Isufajt me sulmet e Kurtit: Po i vjen erë e keqe kësaj pune

Ramush Haradinaj ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të kryeprokurorit të shtetit, Blerim Isufaj. Përmes...

Bedri Hamza futet në Qeveri, a do të pajtohen me Kurtin për mosshkuarje në zgjedhje?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është futur në objektin e Qeverisë. Ai...

Policia në Prizren fillon mbikëqyrjen e rrugëve me dronë

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor – Prizren (NJTRR-Prizren) ka filluar zbatimin e kontrolleve të...