Paralajmërimi i Lunaçek: Trump President, nuk është lajm i mirë për Kosovën

PUBLIKUAR

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën në këtë parlament, Ulrike Lunaçek ka thënë se zgjidhja e republikanit Donad Trump për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është lajmi më i mirë për Kosovën

Lunaçek ka thënë se do të parapëlqente që demokratja, Hillary Clinton të fitonte këtë garë, pasi sipas saj Trump është krenar me raportet e mira me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Zgjedhja e Trumpit në SHBA, frikësohem se për Kosovën nuk është lajmi më i mirë. DO të ishte shumë më mirë dhe unë personalisht do të parapëlqeja që Hillary Clinton të fitonte. Sepse ai është një president i cili ndihet krenar për marrëdhëniet e mira me Putinin, ne në Bashkimin Evropian dhe as në Ballkan nuk i duam këto synime”, ka deklaruar Lunaçek./Zeri/

SHIKO MË SHUMË

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...