Parakalimi i nxënëses me shami shkakton reagime në Greqi, ja si iu përgjigjet ajo

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Furi reagimesh ka shkaktuar në Greqi parakalimi i një vajze myslimane me shami në paradën e 28 tetorit, ditën e përkujtimit të “Jo-së” së Madhe që kryeministri Metaksas i tha pushtimit italian.

Gjimnazistja fitoi të drejtën për të parakaluar në paradën kombëtare pasi u rendit ndër nxënësit më të dalluar të republikës.

Pjesëmarrja e saj dhe paraqitja në paradë me veshjen e femrës myslimane u komentua gjerësisht në media dhe rrjetet sociale, ndërsa ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë reagimi i vetë nxënëses, shkruan “Respublica”.

“Ndjej keqardhje për komentet ofenduese që mora nga disa njerëz. Kërkoj ndjesë nëse kam fyer krenarinë tuaj greke, nuk e kam bërë këtë me qëllim.

Unë jetoj në Greqi, jam rritur në këtë vend, e dua dhe e respektoj historinë këtë ditë për të gjithë grekët. Ishte një nder i madh të mbaja flamurin në këtë ditë historike pavarësisht fesë sime, nuk pendohem dhe në qoftë se do më jepej mundësia do ta bëja prapë.

Sa i përket shamisë është diçka e imja personale dhe nuk ka rëndësi se çfarë vesh dikush kur ndodhet në këtë moment kaq të veçantë. Para se të fillonte parada, askush nga mësuesit e mi nuk më bëri ndonjë vërejtje. Ju kërkoj ndjesë që nuk vesha minifund për të marshuar, por nuk ma lejon feja dhe personaliteti im. Ju kërkoj ndjesë të gjithëve!”

Ky debat vjen në një kohë kur kisha dhe shteti janë në një përplasje të fortë për ndryshimin e kurrikulës mësimore për lëndën e fesë.

Kryepeshkopi Jeronimos ka akuzuar qeverinë e majtë të Tsipras për luftë kundër ortodoksisë dhe përpjepje për dekristianizim të Greqisë.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...