Paraburgosen 900 persona në Bangladesh

PUBLIKUAR

Pas një serie sulmesh vrastare, Policia në Bangladesh ka thënë se ka paraburgosur 900 persona si pjesë e një operacioni kundër militantëve.

Policia e ka nisur fushatën njëjavore më 10 qershor, duke thënë se është fokusuar në arrestimin e militantëve islamikë, transmeton REL.

Rreth 40 persona, përfshirë edhe blogerë sekularë, akademikë dhe disa pjesëtarë të minoriteteve fetare, janë vrarë gjatë sulmeve që janë kryer gjatë viteve të fundit.

Së fundi ishte një punonjës në një manastir budist që është vrarë dje në qarkun Pabna.

Policia në fakt nuk është duke kërkuar vetëm të dyshuarit për terrorizëm, porse qëllimi kryesor mbesin pjesëtarët e rrjeteve terroriste.

Duhet të kalojnë disa ditë para se të qartësohet nëse kanë arritur të arrestojnë pjesëtarët e grupeve që i kanë kryer vrasjet sektare.

Qeveria ka thënë se militantët që po radikalizohen në vend dhe që kanë lidhje me partitë opozitare islamiste si ‘Jamaati-e-islami’ po kërkojnë që ta destabilizojnë vendin.

Për disa nga sulmet e kryera në këtë vend, përgjegjësinë e kanë marrë militantët e grupeve si Shteti Islamik apo al-Qaeda.

SHIKO MË SHUMË

Publikohen çmimet tavan të derivateve të naftës për sot, rritet pak çmimi i benzinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan për derivatet e...

​Tronditëse në Llap, i mituri qëllon aksidentalisht vëllanë 10-vjeçar me kallash

Një fëmijë 10-vjeçar është plagosur me armë zjarri të premten në Podujevë, por ndodhet...

“Mos u shqetësoni”, Prishtina teston sot alarmin publik

Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, ka njoftuar qytetarët se sot,...