Paraburgim për qytetarin e Kosovës që ka tentuar të korruptojë policin e Maqedonisë së Veriut

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore Publike ka propozuar paraburgim për 56 vjeçarin S.J. nga Kosova nën dyshimet për korruptim të zyrtarëve policorë në pikën kufitare në Bllacë, transmeton Portalb.mk.

“Procedurë hetimore ndaj shtetasit të Kosovës, për të cilin ekziston dyshimi që ka kryer veprën penale – Dhënie ryshfeti, në bazë të nenit 358, paragrafi 1 nga Kodi Penal”, raportojnë nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup.

Ai gjatë daljes nga Maqedonia e Veriut, kishte tentuar që përmes 50 eurove që i kishte vendosur në pasaportë, të kalojë pikën kufitare pa u kontrolluar nga shefi i ndërrimit. Policia ka fotografuar hapësirën e brendshme të furgonit “Volkswagen” me urdhër të prokurorit.

Prokurori ka kërkuar gjithashtu nga Gjykata Themelore në Shkup të caktojë masën e paraburgimit për të dyshuarin.

SHIKO MË SHUMË

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur nën 16 vjeç

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Bashkëjetesë me...

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës gjatë ditës së sotme, këto janë zonat që preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më...