Para vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiq konsultohet me Erdoganin

PUBLIKUAR

Një ditë para takimit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë ku pritet të diskutohet plani franko-gjerman, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është konsultuar me homologun e tij turk, Recep Taip Erdogan.

Këtë e ka kumtuar vetë presidenti serb i cili ka thënë se me presidentin erdogan kanë shkëmbyer mendime për çështjet aktuale, rajonale dhe globale.

Po ashtu Vuçiq thotë se e ka informuar Erdogani për qëndrimin e Serbisë para vazhdimit të dialogut me Kosovën.

“Ne ramë dakord se gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes në Ballkanin Perëndimor dhe se do të japim një kontribut të fuqishëm në stabilitetin rajonal përmes forcimit të marrëdhënieve serbo-turke”, thuhet në njoftim.

Më 27 shkurt do të ketë takim në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. /Express

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...