Paqeuta zbulon vështirësitë në skuadrën e Milanit

PUBLIKUAR

Lucas Paqueta e ka theksuar rëndësinë e fitores me rezultat 1:0 në ndeshjen e Milanit kundër SPAL-it dhe e ka pranuar se kjo ka qenë një periudhë e vështirë për kuqezinjtë, pasi Suso i heshti kritikët e vet.

Stefano Pioli e siguroi fitoren e tij të parë si trajner i Milanit të enjten, falë golit të shënuar nga Suso në ndeshjen kundër SPAL-it, transmeton Gazeta Express.

Paqueta ishte shumë i lumtur me tre pikët e fituara nga ajo ndeshje dhe ai mezi po pret të kenë mundësi të luajnë prapë, pasi i dhanë fund një ecurie të dobët të ndeshjeve në San Siro.

“Fitorja është shumë e rëndësishme. Kjo do të ndikojë në ngritjen e vullnetit në skuadrën e Milanit gjatë kësaj periudhe të vështirë”, ka thënë mesfushori për Sky Sports Italian.

“Ka qenë një moment i vështirë për të gjithë ne, por jemi shumë të lumtur për golin e Susos”.

“Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe goli i tij na dha vetëbesim”.

Milani tani radhitet në pozitën e dhjetë në tabelën e Serisë A, me 13 pikë të fituara nga dhjetë ndeshjet e para të këtij sezoni – katër fitore, një barazim dhe pesë humbje. Lideri i ligës, Juventusi, e ka dyfishin e pikëve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...