Papunësia arrin 17.7%

PUBLIKUAR

Papunësia gjatë tremujorit të katërt 2015 në Shqipëri arriti në 17.7 për qind. Sipas Anketës së Forcave të Punës realizuar nga INSTAT, numri i personave të moshës 15-64 vjeç që kërkojnë punë në mënyrë aktive është 230.747 persona. Krahasuar me tremujorin e pararendës, shkalla e papunësisë ka pësuar një rritje prej 0,2 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për personat me arsim të mesëm të përgjithshëm është 22,5 për qind ose 4,8 pikë përqindje më e lartë se niveli mesatar kombëtar.

Personat me arsim të lartë kanë një shkallë papunësie prej 20,8 për qind. Për personat me arsim të mesëm profesional dhe ato me arsim deri në 8/9-vjeçar shkalla e papunësisë është 14,6 për qind. Gjatë tremujorit të katërt 2015, për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë është 32,2 për qind.

Krahasuar në bazë vjetore, shkalla e papunësisë për të rinjtë ka rënë me 1,7 pikë përqindje. Sipas Anketës së Forcave të Punës, numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç është 1.071.053 persona. Numri i personave të papunë të moshës 15-64 vjeç është 230.747 persona.
Në tremujorin e katërt të vitit 2015, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 65,3 për qind. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë 15-29 vjeç është 45,9 për qind. Shkalla e punësimit të të rinjve është 31,1 për qind.

Gjatë tremujorit të katërt 2015, 38,7 për qind e të punësuarve të moshës 15-64 vjeç janë të angazhuar në sektorin e bujqësisë dhe 23,9 për qind punojnë në sektorin e shërbimeve të tregut (tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automobilave; hotelet dhe restorantet; transportet, magazinimi dhe komunikacioni; ndërmjetësimi monetar dhe financiar; pasuritë e patundshme).

Punësimi në sektorin e shërbimeve jo të tregut (administrimi publik dhe i mbrojtjes; sigurimi shoqëror i detyruar; arsimi; shëndetësia dhe veprimtari të tjera sociale; aktivitete të tjera të shërbimit kolektiv; social dhe individual; shërbime në shtëpi; aktivitete të organizmave ndërkombëtarë) përbën 17,1 për qind të punësimit total të grupmoshës 15-64 vjeç.

Të punësuarit në industrinë përpunuese përbëjnë 10,3 për qind të të punësuarve 15-64 vjeç. Krahasuar me tremujorin pararendës, punësimi u rrit me 1,5 për qind. Ritmi i rritjes së punësimit sipas sektorëve nga tremujori i tretë në tremujorin e katërt 2015 është: 6,1 për qind në sektorin e industrisë dhe 0,5 për qind në sektorin e shërbimeve. Ndërsa në sektorin e bujqësisë, punësimi mbetet në të njëjtin nivel. Në terma vjetorë, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u rrit me 3,6 për qind. /Shqip/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shembull për t’u ndjekur: I riu nga Shtimja dorëzon në polici portofolin me para

Një gjest i ndershëm është shënuar në Shtime, ku një 26-vjeçar ka dorëzuar në...

Kolona në kufi, qytetarët presin me orë – kjo është gjendja në pikat kufitare

Fluks i shtuar i automjeteve po vazhdon të raportohet në disa pika të kalimit...

QMK: Pesë zjarre janë ende aktive, ekipet në terren vazhdojnë intervenimet

Gjithsej 7 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar deri në orën 13:00, njoftoi...