Papa Françesku viziton kampion e vdekjes Auschwitz, lutët në heshtje për 15 minuta (Foto)

PUBLIKUAR

Papa Françesku e ka vizituar sot kampin e vdekjes të nazistëve gjermanë, Auschëitz-Birkenau, në Poloni, duke u bërë kështu papa i tretë më radhë që bën pelegrinazh në vendin ku forcat e Adolf Hitlerit vranë më shumë se 1 milionë njerëz, shumica e të cilëve ishin çifutë.

Papa Françesku hyri në kamp në këmbë, duke ecur avash nën portën famëkeqe në Auschwitz, e cila mban mbishkrimin cinik “Arbeit Macht Frei”, shkruan AP, përcjell Express.

Papa u lut në heshtje për më shumë se 15 minuta para se të takohej me disa të mbijetuar të kampit, duke i përshëndetur ata një nga një dhe dorë për dorë, si dhe duke i puthur në faqe.

Më pas, ai e vendosi një qiri gjigant të bardhë në Murin e Vdekjes, aty ku të burgosurit ishin ekzekutuar./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...