Përpjekjet e Brazilit për ta fituar titullin e gjashtë të Kupës së Botës vazhdojnë edhe me tutje, me Papa Françeskun që i ka ngushëlluar ata pas eliminimit të hershëm nga Rusia 2018.
Brazili u eliminua në çerekfinale të Kupës së Botës në Rusi pasi të premten humbi 2-1 ndaj Belgjikës, por Papa argjentinas u është drejtuar atyre me një mesazh gjatë meshës të dielën në Vatikan, transmeton Gazeta Express.
“Shoh flamuj brazilianë, i përshëndes brazilianët dhe i inkurajoj”, tha ai.
“Do të ndodhë ndonjëherë tjetër”, iu drejtua Papa brazilianëve duke iu referuar triumfit në Kupën e Botës. /Express/


