PAOK i ofron kontratë të re Kaçes

PUBLIKUAR

Skuadra greke PAOK, i ka ofruar kontratë të re mesfushorit të Kombëtares së Shqipërisë, Ergys Kaçe.

Paraqitja e Shqipërisë në Evropian do të jetë një reklamë e shkëlqyeshme për futbollistët e Kombëtares, në mënyrë që të bien në sy të ekipeve të njohura me lojën e tyre.

Këtë gjë e ka menduar edhe klubi i PAOK-ut, që i ka ofruar renovim të kontratës Ergys Kaçes, të cilit i skadon kontratë në vitin 2017.

Skuadra greke dëshiron të përfitojë pesë milionë euro për futbollistin, mirëpo problemi kryesor me kontratën e re është paga e futbollistit, pasi agjenti i Kaçes kërkon pagë më të lartë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...