Panucci flet për mungesat e Spanjës, nuk luajnë Iniesta, Carvajal e Morata

PUBLIKUAR

Panucci nuk beson se Spanja do të vërejë mungesat e Moratas, Iniestas e Carvajalit kundër Shqipërisë.

Dani Carvajal, Andres Iniesta e Alvaro Morata do të mungojnë kundër Shqipërisë të premten në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusia 2018”.

Por, trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, thotë se për Spanjën këto nuk janë mungesa të mëdha pasi kanë një skuadër të madhe e të fuqishme për të evituar çdo lloj problemi.

“Dëmtimet nuk i japin edhe aq shumë dhimbje koke Lopeteguit. Mungesat e Carvajal, Iniesta, Morata dhe situata e Pique janë të rëndësishme, por kanë lojtarë për të plotësuar 3-4 mungesa. Do të jetë shumë e vështirë për ne” deklaroi Panucci. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...