Pandeli Majko: Nuk është fitore e askujt por Urime Kosovë!

PUBLIKUAR

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko shpreson që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe palët politike do të ulen për të dialoguar. Ai tha se jetojmë në kohë të vështira, ku rregullat ndërkombëtare po shthuren dhe aventurat politike për të konsideruar njëri-tjetrin “armik” mund të sjellin realitete të paimagjinueshme.

Lexoni të plotë reagimin e tij në Facebook:

“Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ka nxjerr shtetin e Kosovës nga kriza e rrezikut te kthimit ne një strukture permanente te konfliktit midis shqiptareve dhe serbeve. Siguria kombëtare dhe stabiliteti i vendit shpresoj te nxise palet politike ne Prishtine për tu ulur ne dialog pasi kjo qe ndodhi nuk eshte “fitore” e askujt! Jetojmë ne kohe te veshtira ku rregullat ndërkombëtare po shthurren dhe aventurat politike per te konsideruar njeri-tjetrin “armik” mund te sjellin realitete te paimagjinueshme. Deshtimi i politikes europiane ne Kosove eshte fakt.

Politikeberesit e Brukselit eshte mire te bejne nje hap prapa per te mos provokuar perseritjen e deshtimeve te tilla. Per ta, kjo histori mund quhet “ndryshim teksti” ndersa per shqiptaret quhet dicka tjeter. Kosova rrezikoi te kthehej ne nje mekanizem konflikti per te cilen nuk besoj se “burokratet europiane” jane te qarte ende per cfare ka ndodhur.

Cdo konflikt ne Kosove do te implikoje arsyeshem nje anetar te NATO-s qe quhet Shqiperi. Pas kesaj, keta zyrtare duhet te vendosin ne se do te vine vete apo do te dergojne te tjeret per te luftuar ne Ballkan. Kohet e veshtira duhen te na qartesojne per zgjedhje te qarta. Brezi politikaneve te UCK-se eshte e vetmja pergjigje kunder rrezikut te ISIS-it dhe lidhjes se fese me politiken.

Pres dhe shpresoj ti shoh ata qe te ulen ne oden e miqve se bashku e me pas edhe ne kuvendin e Kosoves. Ne cdo rast, ne keto kohe rreziqesh, shqiptaret kane miq. Urime Kosove!”. (sic) /Telegrafi/
 

SHIKO MË SHUMË

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...